Sulmuan anketuesin për regjistrim të popullsisë, arrestohen tre persona

  • A.P /
  • 05 May 2024 - 09:26
Sulmuan anketuesin për regjistrim të popullsisë, arrestohen tre persona

Anketuesi i ASK’së ka raportuar se gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre persona në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR-  Pejë / 04.05.2024 – 17:30. Ankuesi m/kosovar, anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)