Fushë Kosovë: Një person e godet një mashkull me thikë në kokë pasi refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale

  • E.K /
  • 06 May 2024 - 09:18
Fushë Kosovë: Një person e godet një mashkull me thikë në kokë pasi refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale

Një tentim vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, një person është arrestuar lidhur me këtë rast.

Policia më tej ka bërë të ditur se i dyshuari nën ndikim të substancave narkotike i kishte kërkuar viktimës mashkull që të konsumoj edhe ai substanca narkotike, dhe pasi që kishte refuzuar e kishte joshur që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij.

Viktima pasi kishte refuzuar ka pësuar goditje me thikë kuzhinë në kokë nga i dyshuari.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Njoftimi i Policisë:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË

Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)