Ngritet aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë

  • E.K /
  • 06 May 2024 - 14:58
Ngritet  aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë

Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë arrestuar dy persona me pasaporta ruse dhe që nuk kishin vizë të Kosovës. Ata dyshohet se kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj tyre me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare””, ka thënë Preteni.

(Kosova Sot Online)