Shpërthen lavatriçja gjatë procesit të larjes në Tiranë, lëndohet 69-vjeçari
Në Tiranë ka ndodhur një rast i pazakontë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një lavatriçe ka shpërthyer gjatë procesit të larjes në katin e 7-të të një pallati.
Si pasojë është lënduar një 69-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 04.05.2024, rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)