Osmani: Shumëetniciteti është vlerë e shoqërisë kosovare
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Goranëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Komuniteti goran është pjesë e çmueshme e diversitetit kulturor të Kosovës.
Traditat dhe trashëgimia kulturore e komunitetit goran janë pasuri e Kosovës.
"Shumëetniciteti është gjithashtu vlerë e shoqërisë kosovare, ndaj do ta ruajmë këtë vlerë të çmueshme, sikurse do ta vazhdojmë mbështetjen institucionale për komunitetin goran", ka thekusar ajo
Urime Dita e Goranëve!
(Kosova Sot Online)