Thaçi: VLEN tash nuk ka asnjë dobi për shqiptarët

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 21:12
Thaçi: VLEN tash nuk ka asnjë dobi për shqiptarët

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka komentuar takimin e Arben Taravarit nga VLEN me Kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Thaçi ka thënë se tashmë shqiptarët nuk e kanë asnjë dobi nga koalicioni VLEN.

“Ky takim shfrytëzohet nga ai që t’i mbrojë votat pasnesër, sepse votat i ka fituar me retorikë kundër shqiptarëve. Ndërkaq Arbeni dëshiron që me këtë takim t’i mbajë votuesit e tij sepse pas humbjet në zgjedhjet presidenciale ata rrezikojnë të kenë rezultat shumë të keq në zgjedhjet parlamentare”.

“Mesazhi im për shqiptarët e Maqedonisë është që tash VLEN është i padobishëm për ta. Pjesëmarrja e VLEN në qeverisje tash nuk iu sjell asnjë lloj dobie”, ka deklaruar Thaçi.

(Kosova Sot Online)