Sulmoi policinë dhe KFOR’in, çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit në Leposaviq

  • E.K /
  • 07 May 2024 - 08:52
Sulmoi policinë dhe KFOR’in, çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit në Leposaviq

Policia e Kosovës dje ka njoftuar se derisa po patrullonte Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë bashkë me KFOR’in amerikan në fshatin Miokovicë janë sulmuar me shishe xhami, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia bashkë me KFOR’in kanë identifikuar shtëpinë e të dyshuarit dhe e kanë arrestuar atë, i cili më pas e ka pranuar se e ka bllokuar rrugën fillimisht dhe ka gjuajtur me shishe.

Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe, po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës.

Përmes raportit 24 orësh Policia ka njoftuar se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radio lidhje dhe shtatë xhaketa.

I dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR&ARMËMBAJTJE PA LEJE- Fsh. Miokovice, Leposaviq 06.05.2024-04:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave të KFOR-it, dhe PK-së. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe, po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjti ku është gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radio lidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)