Kurti takoi komandantin Jashari: Ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se mbrëmë është takuar me komandantin e FSK’së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kurti tregoi se kanë biseduar gjatë për të arriturat e deritanishme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme.
Kurti ka shkruar se rruga e sigurt drejt NATO’s është forcimi e zgjerimi i ushtrisë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit.
“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti.
(Kosova Sot Online)