Nënshkruhet memorandum për ndërtimin e urës mbi lumin Sitnica

  • S.A /
  • 07 May 2024 - 12:30
Nënshkruhet memorandum për ndërtimin e urës mbi lumin Sitnica

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me komunën e Lipjanit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ky memorandum përfshin ndërtimin e urës mbi lumin Sitnica dhe kap vlerën prej 370 mijë eurosh.

“Sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Lipjanit, të cilën komunë po e financojmë me 370,000.00 €. Përmes këtij Memorandumi po e bëjmë financimin e projektit të rëndësishëm: Ndërtimi i Urës mbi Lumin Sitnica”, ka shkruar Aliu.

(Kosova Sot Online )