Stano: Këshilli do të diskutojë për mundësitë e largimit të masave të BE-së

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 17:03
Stano: Këshilli do të diskutojë për mundësitë e largimit të masave të BE-së

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur për largimin e masave të bllokut që janë të vendosura ndaj Kosovës për disa muaj.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, do të raportojë para Ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare për raportin lidhur me largimin e masave ndaj Kosovës.

“Këshilli do të diskutojë për mundësitë e largimit të masave të BE-së duke u bazuar në raportin e përgatitur nga shefi diplomacisë së Jashtme”.

“Raporti tani është duke u finalizuar dhe eventualisht do t’u dorëzohet shteteve anëtare”.

“Në lidhje me afatet kohore, natyrisht dhe kontekstin, kjo është diçka që nuk do ta komentonim sepse ato janë procedura të brendshme që janë vetëm brenda Këshillit”, ka thënë Stano.

(Kosova Sot Online)