SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për arrestimin e këtij personi

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 17:16
SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për arrestimin e këtij personi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se ofron shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që çon në arrestimin dhe apo dënimin e rusit, Dmitry Khoroshev, i cili është drejtues i  një sistemi të quajtur “ransomware” me emrin “LockBit” me bazë në Rusi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjithashtu Thesari amerikan ka marrë vendim që të njëjtin ta sanksionoj për zhvillimin dhe shpërndarjen e një sistemi të tillë softuerik keqdashës.


(Kosova Sot Online)