Policia e Kosovës ushtrohet nga EULEX

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 20:23
Policia e Kosovës ushtrohet nga EULEX

Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtrimin e përbashkët ‘Shpata e Artë 2024’ me Policinë e Kosovës dhe misionin KFOR të udhëhequr nga NATO.

Në njoftimin e policisë theksohet se ushtrimi, që u mbajt në Kampin Vrella, “kishte synim testimin e mundësisë dhe gatishmërisë tonë për zbatimin e procedurave për menaxhimin e përbashkët të krizave. Kjo me qëllim mbështetjen më të mirë të stabilitetit të Kosovës dhe kontribuimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve”.  

(Kosova Sot Online)