Agjencia për Menaxhim të pasurive të sekuestruara është duke zhvilluar një kontroll në Veri, Elshani: Po evidentohet prona e Radoiçiqit
Agjencia për Konfiskimin dhe Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar është duke zhvilluar një kontroll në objektin e restorantit “Grey” që ka qenë pronë e ish-zyrtarit të Listës Serbe të sanksionuar nga SHBA, Milan Radoiçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veri, Veton Elshani, ka thënë se Agjencia po bën evidentimin e pasurisë së sekuestruar.
“Po bëhet evidentimi i pasurisë së sekuestruar nga ana e Agjencisë”, ka thënë Elshani.
Fotografia: KoSSev
(Kosova Sot Online)