Erdgys Arrazi kërkon leje për të varrosur dy fëmijët që u mbytën në Bunë me nënën e tyre
Erdgys Arrazi ka kërkuar leje nga Drejtoria e Burgjeve per të marrë pjesë në ceremoninë e dy fëmijëve.
Trupi i pajetë i vajzës 8-vjeçare u gjet dy ditë më parë, teksa dje u gjet edhe trupi i djalit 3-vjeçar.
Ndërkohë, në ceremoninë mortore të vajzës 9-vjeçare Erdgys Arrazi nuk u lejua të marrë pjesë.
Ditën e djeshme gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” nën akuzën për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.
Ndërkohë, trupi i pajetë i Alma Arrazit u tërhoq nga familjarët e saj dhe varrimi do të bëhet në Durrës.
(Kosova Sot Online)