Musliu-Shoshi: Të falat që Albini ia adreson Parisit e Berlinit nuk më befasojnë

  • E.K /
  • 08 May 2024 - 15:49
Musliu-Shoshi: Të falat që Albini ia adreson Parisit e Berlinit nuk më befasojnë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se mesazhet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i dërgon Francës dhe Gjermanisë nuk e befasojnë më, përcjell “Kosova Sot Online”.

Musliu- Shoshi ka shkruar se VV janë këtu për të bërë zhbërjen e Kosovës.

“Kaq, nuk pres më shumë”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

“Të falat që Albini ia adreson Parisit e Berlinit nuk më befasojnë sepse LVV nuk ka besu as nuk beson në Kosovën shtet fuqiplotë e të përhershëm! Këtu janë me realizu qëllimin e tyre, pra zhbërjen e Kosovës. Kaq, nuk pres më shumë!”, ka shkruar Shoshi – Musliu.

(Kosova Sot Online)