Krasniqi: Në takimin me Kurtin kam kërkuar zgjedhje të parakohshme

  • A.P /
  • 13 May 2024 - 21:22
Krasniqi: Në takimin me Kurtin kam kërkuar zgjedhje të parakohshme

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, është prononcuar për media pas takimit me Kurtin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Krasniqi tha se ai dhe Kurti kanë lexime të ndryshme të situatës aktuale në Kosovë, derisa shtoi se është i gatshëm që të gjejnë një datë të re për zgjedhje të parakohshme.

“Unë i jam përgjigjur ftesës së kryeministrit Kurti për ta takuar sonte në një darkë pune sepse e konsideroj që është shumë e rëndësishme që t’ia shprehë qëndrimet e mia dhe të PDK’së drejtpërdrejtë dhe qartë se sa ku do të takohemi dhe në çfarë formati që është zgjedhja e tij por ajo që mund të them që s’është asgjë e re është evidente që unë dhe kryeministri Kurti kemi lexime të ndryshme të situatës dhe besoj që ndonjëherë edhe preokupimet e qytetarëve të Kosovës nuk janë preokupime të kryeministrit të Kosovës. Unë besoj që nga takimet që kemi në çdo cep të Kosovës se ne nuk jemi në një gjendje të mirë, Kosova është në agoni, kemi një ekonomi te stagnuar, kemi rritje enorme të çmimeve me paga dhe pensione të vogla që nuk i mjaftojnë familjeve kosovare me lidhë muajin me muaj. Kemi shëndetësi që në të vërtetë është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë dhe arsim të degraduar, politikë të jashtme thuajse inekzistente, për më shumë një parlament jofunksional, të cilin e dini nga java në javë, nga muaji në muaj, barten pikat pa pasë mundësi me i realizu dhe me i kalu ato, edhe ligjet që kërkojnë shumicë të thjeshtë e lëre më marrëveshjet ndërkombëtare. Tani kemi edhe një situatë të vështirë e të rënduar sa i përket anëtarësimit në KiE, që nuk ka asnjë siguri që kjo do të ndodhë, përkundrazi duket se do të ketë një dështim, të cilin jo që s’e dëshirojmë por secili prej nesh jemi munduar që të ketë sukses, PDK në veçanti me të gjitha kontaktet dhe mundësitë që i ka pasë. Andaj ia shpreha edhe Kurtit që konsideroj që duhet ta përshpejtojmë punën për ti dhënë zgjidhje këtyre temave. PDK tashmë e ka nominuar kandidatin për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, që besojmë që është kandidati i duhur për t’i dhënë zgjidhje dhe përgjigje këtyre problemeve. Por për të arritur deri këtu  një gjë është e domosdoshme, e ato janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare sepse situatat e jashtëzakonshme kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme. Kryeministrit Kurti ia shpreha këtë qëndrim pa ekuivokë ashtu siç kemi shprehur publikisht tash e sa kohë. Jemi të gatshëm të gjejmë një darkordim për një datë të re të zgjedhjeve për të shpërndarë kuvendin përmes një mocioni të përbashkët. Unë kam punuar për këtë çështje, pa dashur të marrë flamurin e protagonistit.

Ai tha se zgjedhjet nuk janë dëshirë e jona, janë nevojë e vendit, “domosdoshmëri”.

Krasniqi tha se “këto ishin thelbi i diskutimit, e për të cilat do të kemi hapësirë hapat në ditët në vijim”.

“Datat  i kam propozuar edhe më herët. Me vjen keq që tash 9 qershori është jashtë kornizës kohore kushtetuese sepse ka qenë datë e mirë, momentum simbolik i mirë meqë në të njëjtën ditë mbahen edhe zgjedhjet për parlamentin evropian”, tha ai.

Krasniqi shtoi se në disa javët e ardhshme ka ende data që janë brenda kornizës kohore.

“Do të ketë seancë të enjten sic ka pasë seanca edhe më herët, unë shpresoj që pas kësaj do të ketë seancë për me u bashku në mocion të shpërndarjes së kuvendit. A do të dndohë, do ta shohim në ditët në vijim. Unë preferoj që ta bëjmë bashkë si kuvend, mos të ndodhë që të lihet dikush i lënë anash ose i dyti. Po e bëjmë bashkë. Është e domosdoshme që të ndodhë brenda muajit maj, sepse jashtë muajit maj nuk ka më kuptim”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)