Publikohen pamje kur kryeministri sllovak pas plagosjes futet për krahësh në veturë

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 15:51
Publikohen pamje kur kryeministri sllovak pas plagosjes futet për krahësh në veturë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur para pak minutash. Personi që dyshohet për sulmin me armë zjarri është kapur nga policia sllovake, ndërkohë është publikuar edhe momenti kur truprojet menjëherë pas sulmit arrijnë ta fusin në makinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fico sipas pamjeve shihet teksa mban barkun dhe sipas raportimeve ai dyshohet se është qëlluar disa herë, një nga to edhe në bark.

Derisa personi që dyshohet se ka qëlluar, arrestohet pak metra më tutje dhe mbahet i shtrirë edhe nga disa qytetarë të rastit.

(Kosova Sot Online)