Vjen reagimi i parë nga Kosova pasi u plagos kryeministri sllovak

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 16:12
Vjen reagimi i parë nga Kosova pasi u plagos kryeministri sllovak

Pas plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, ka reaguar shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka shkruar se zemrat e kosovarëve janë me kryeministrin sllovak duke i uruar shërim sa më të shpejt. Ministrja e jashtme ka thënë se autorët duhet të ndëshkohen.

 “Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij.Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen”, ka shkruar Gërvalla.

(Kosova Sot Online)