Zgjedhjet në Kosovë çështje muajsh

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 20:42
Zgjedhjet në Kosovë çështje muajsh

Deputetja e Listës GUXO, Jeta Statovci ka deklaruar se zgjedhjet janë çështje muajsh, por nëse ka konsensus politik dhe dakordancë të brendshme, mund të ketë zgjedhje të parakohshme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ne kemi stabilitetin e brendshëm për ta quar në fund mandatin, por kemi gatishmërinë edhe për të tu përballur me një proces zgjedhor”, tha  ajo.

Deputetja Statovci vlerësoi edhe ndryshimin e pozicionit të PDK-së, karshi votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, e që sipas saj është një mundësi e mirë, ku do të mund të përfitojnë direkt qytetarët e Kosovës.

(Kosova Sot Online)