Ministri del me detaje: Kryeministri sllovak Robert Fico po lufton ende për jetë
Kryeministri Robert Fico “po lufton ende për jetën e tij”, tha Robert Kalinák, ministri i mbrojtjes i Sllovakisë, në një konferencë shtypi në spitalin ku po trajtohet Fico, raporton CNN.
“Operacioni ka vazhduar për tre orë e gjysmë. Gjendja e tij mjekësore është vërtet shumë komplekse,” shtoi ai.
“Ne jemi të fokusuar në mënyrë të veçantë te shëndeti i Robert Ficos. Dhe ne shpresojmë se ai do të jetë mjaft i fortë për t’ia dalë mbanë”, tha Kalinák.
(Kosova Sot Online)