O’Brien: Mos tentoni të politizoni çdo çështje

  • A.P /
  • 16 May 2024 - 15:12
O’Brien: Mos tentoni të politizoni çdo çështje

Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, gjatë fjalës së tij në Samitin që po zhvillohet në Kotorr u ka bërë thirrje liderëve të rajonit të mos politizojnë çdo çështje të rajonit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai theksoi se Ballkani duhet të mos politizojë çështjet, por të punojë që interesat e qytetarëve të realizohen sa më parë në terren dhe rajoni të afrohet me BE.

Ai kërkoi nga liderët e gjashtë vendeve perëndimore të vënë interesin e qytetarëve në plan të parë, ndërsa theksoi se oferta e BE për Ballkanin Perëndimor është e thjeshtë dhe e qartë, që secili vend duhet ta bëjë punën e vet me përkushtim.

“Siç e tha dhe kryeministri Edi Rama le ta vazhdojmë punën dhe mos e politizojmë çështjen. Nëse i bëjmë këto gjëra, disa probleme politike do jenë më të lehta. Bukuria e planit zhvillimor është se për secili pjesëmarrëse porosia është e thjeshtë: Bëje punë tënde dhe mos prit që dikush tjetër ta bëjë atë. Varet nga secilin prej jush që të bëni punën, që qytetarët tuaj të përfitojnë nga liritë që paraqiten”, tha O’Brien.

(Kosova Sot Online)