A ka shpresë për Kosovën në Komitetin e Ministrave?

  • A.P /
  • 16 May 2024 - 16:52
A ka shpresë për Kosovën në Komitetin e Ministrave?

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës (KiE) i cili mblidhet të premten, mund të vendosë për një datë tjetër për futjen në agjendë të çështjes së anëtarësimit të Kosovës, ka thënë Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nëse nuk ka gatishmëri politike që të ndryshohet agjenda, Ministeriali nesër mund ta vendosë një datë të radhës kur mund të bëhet kjo dhe kjo do ishte shenjë për të ecur përpara”, ka thënë Ahmeti.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin, të cilin pritet ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

Kjo është bërë e ditur në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.

Ajo ka njoftuar se në Kushtetuese do ta çojnë një draftstatut të përgatitur nga vetë qeveria dhe jo draftin evropian.

Sipas letrës së Gërvallës, qeveria po punon në një draftstatut të inspiruar nga ai i Fondacionit Friedrich Ebert (FES).

Në një konferencë të mbajtur sot, Gërvalla iu lut ndërkombëtarëve që ta marrin seriozisht letrën e saj për Asociacionin.

(Kosova Sot Online)