"Në Kosovë po vazhdon diskriminimi ndaj personave LGBTIQ+"

  • E.K /
  • 17 May 2024 - 11:59

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, ambasadat në Kosvoë kanë bërë thirrje për barazi dhe respektim të të drejtave të njeriut pavarësisht orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Përmes një deklarate të përbashkët, ambasadat thonë se në Kosovë po vazhdon diskrimini dhe gjuha e urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+.

 “Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, ne njohim dhe promovojmë të drejtën e çdo njeriu për të qenë krenar për atë që është, për të përcaktuar identitetin e tij dhe për të dashur personin e zgjedhur. Çdo vend ka detyrimin të promovojë dhe mbrojë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Është detyrë e çdo qeverie të mbrojë të gjithë personat, pavarësisht nga gjinia, orientimi seksual ose identiteti gjinor, nga diskriminimi dhe dhuna, si dhe të sigurojë që të gjithë personat të gëzojnë mundësi të barabarta dhe trajtim të barabartë.  Megjithatë, diskriminimi, gjuha e urrejtjes dhe përjashtimi për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në Kosovë vazhdojnë dhe ne jemi dëshmitarë të një kthese shqetësuese të të drejtave të personave LGBTIQ+ në nivel global”.

Ambasadat thanë se do të vazhdojmë të shprehim shqetësimet dhe të flasin për të drejtat e njeriut.

“Përpjekjet tona do të vazhdojnë në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile sepse barazia, respekti për dinjitetin dhe respekti për diversitetin janë në qendër të punës sonë. Të gjithë, duke përfshirë lezbiket, homoseksualët, biseksualët, transgjinorët dhe personat interseksualë, duhet të jenë të lirë të gëzojnë të drejtat dhe liritë që kanë të drejtë të gjithë individët kudo ëq ndodhen. Askush nuk duhet lënë pas dhe asnjë e drejtë njerëzore nuk duhet të injorohet”.

Deklarata e përbashkët u lëshua nga Ambasada e Shqipërisë, Ambasada e Austrisë, Ambasada e Belgjikës, Ambasada e Kanadasë, Ambasada e Republikës Çeke, Përfaqësuesi i Estonisë, Ambasada e Finlandës, Ambasada e Francës, Ambasada e Gjermanisë, Ambasada e Irlandës, Ambasada e Italisë, Ambasada e Luksemburgut, Ambasada e Malit të Zi, Ambasada e Holandës, Ambasada e Maqedonisë së Veriut, Ambasada e Sllovenisë, Ambasada e Suedisë, Ambasada e Zvicrës, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara.

(Kosova Sot Online)