Një zyrtare tjetër e Dep. të Shtetit në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

  • E.K /
  • 20 May 2024 - 13:47
Një zyrtare tjetër e Dep. të Shtetit në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick po qëndron për vizitë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo është pritur nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Gjatë vizitës së saj, Chulick do të fokusohet në çështje kritike për marrëdhëniet tona dypalëshe, duke përfshirë të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut në Kosovë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)