Policia bastis disa institucione financiare
Raportohet se Policia e Kosovës sot i ka bastisur disa biznese në veri të vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në Veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi nderhy dhe të njëjtat jemi duke i kontrollu. Me neve është edhe ATK”, ka deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani
Mediat serbe raportojnë se Policia e Kosovës është futur në së paku katër degë të një banke në veri, si dhe në shërbimin e Bankës Popullore e Serbisë në Komunën e Leposaviqit.
Atje raportohet se po qëndrojnë edhe pjesëtarët e EULEX-it dhe KFOR-it.
(Kosova Sot Online)