Lajmërohet Fatmir Limaj: S’ka zgjidhje përmes tavolinës

  • 08 February 2016 - 19:16
Lajmërohet Fatmir Limaj: S’ka zgjidhje përmes tavolinës

Kryetari i NISMA-së për Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se, legjitimitetin e humbur koalicioni aktual qeverisës nuk mund të rikthej përmes tavolinës, por vetëm me zgjedhje të lira e demokratike, transmeton Indeksonline.

Ai përmes një postimi në Facebook po ashtu ka shkruar se sa më shpejt koalicioni aktual të jep dorëheqje aq më mirë për vendin.

Ja postimi i plotë i Limajt:

“Legjitimitetin e humbur koalicioni aktual qeverisës nuk mund të rikthej përmes tavolinës/ave (sikur ajo e sotmja), por vetëm me zgjedhje të lira e demokratike. 
Sa më shpejt që ky koalicion aktual ta kuptoj këtë, aq më shpejt vendi do të dal nga kriza aktuale.
Për gjashtë muaj patëm shumë zhvillime, burgosje të deputetve dhe protestusve, bastisje të zyrave të partive, shtypje të opozitës (e paparë në botën demokratike) dhe në fund vendimi i gjykatës kushtetuese, të gjitha këto nuk mund të tejkalohen e as të hudhen, e të fillojmë të bëhemi sikur ska ndodh asgjë. Përgjegjësit duhet të japin llogari për shkeljen e kushtetutës”, shkruan ai. 

(Kosova Sot)