Dështon seanca ndaj prokurores Badivuku

  • 09 February 2016 - 11:53
Dështon seanca ndaj prokurores Badivuku

Seanca gjyqësore ndaj prokurores së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Vahide Badivuku, ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së njërit nga të akuzuarit.

Badivuku dhe dy të akuzuar tjerë po gjykohen në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Isak Smakolli, i cili në të njëjtën kohë është i akuzuar dhe dëshmitar bashkëpunues, nuk i është përgjigjur ftesës së gjykatës dhe mungesa e tij ka bërë që seanca të shtyhet për nesër në orën 9:30, shkruan Kallxo.com.

Vahide Badivuku, Isak Smakolli dhe Idriz Kelmendi akuzohen nga Prokuroria për marrje ryshfeti, keqpërdorim detyre dhe ushtrim ndikimi.

Ndaj dy të dyshuarve të tjerë Prokuroria kishte pushuar hetimet.

Badivuku ishte arrestuar më 23 gusht të vitit të kaluar ndërsa aktakuza ndaj tyre ishte ngritur në nëntor.

(Kosova Sot)