Krasniqi: Kosovës nuk i duhet një president si Thaçi, që zgjidhet me skenarë të pistë

  • 13 February 2016 - 16:01
Krasniqi: Kosovës nuk i duhet një president si Thaçi, që zgjidhet me skenarë të pistë

Faik Krasniqi ka thënë se skenarët për zgjedhje gjysmëilegale të presidentit të vendit, dhe injorimi i kërkesave të opozitës në skajshmëri, vetëm sa vijnë dhe e ngarkojnë akoma më shumë situatën politike në vend.

Ai në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se Kosovës nuk i duhet një president si Hashim Thaçi, që zgjidhet me skenarë të pistë dhe jodemokratikë.

"Kosovës nuk i duhet një president, që zgjidhet me skenarë të tillë, me skenarë të pistë dhe jodemokratikë, sepse Kosova ka me qindra e mijëra probleme të tjera, sesa problemi e zgjidhjes së presidentit. Por, Kosovës nuk i duhet as një president si Hashim Thaçi, një njeri të papërgjegjshëm dhe i kompromentuar, i cili përveçqë mban barrën kryesore të mjerimit në Kosovë, dyshohet të jetë edhe agjent i një shërbimi sekret, e as një president që zgjidhet përmes pazareve të pista të partive politike", tha ai.

Sipas Krasniqit, Kosovës i duhet një president i zgjedhur me votën e popullit.

Sipas tij, fajin kryesor në këtë matrapazllëk do ta mbajë gjithsesi LDK-ja, që nuk po e sfidon koalicionin, së paku me propozimin e një kandidati tjetër konsensual, për të marrë edhe pajtimin e opozitës.

(Kosova Sot)