Agim Ramadani dhe Sali Çekaj në pulla postare (Foto)

  • 09 April 2016 - 13:58
Agim Ramadani dhe Sali Çekaj në pulla postare (Foto)
Me rastin e 17-vjetorit të Betejës së Koshares, Posta e Kosovës ka vënë sot në qarkullim dy pulla postare me imazhet e heronjve Agim Ramadani dhe Sali Çekaj.

Beteja e Koshares është një prej betejave më të lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Agim Ramadani dhe Sali Çekaj janë dy prej figurave më të shquara të UÇK-së. Vepra dhe sakrifica e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës janë pjesë e ndritur e historisë së popullit tonë me të cilën krenohemi të gjithë,

Për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, luftëtarët e lirisë Agim Ramadani dhe Sali Çekaj janë nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës”

“Emetimi i pullave postare me portretet e dy dëshmorëve është një nder i veçantë për Postën e Kosovës. Ato do ta rrisin edhe më shumë vlerën e Filatelisë së Postës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Postës së Kosovës.

ImageImage