Fondi të mos bëhet si ‘3-përqindëshi’ dhe ‘Vendlindja Thërret’

  • 28 April 2016 - 08:08
Fondi të mos bëhet si ‘3-përqindëshi’ dhe ‘Vendlindja Thërret’

Disa lloje biznesesh mund të jenë përfituese

L ansimi i Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, që u bë këtë javë nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës në prani të diplomatëve, u vlerësua të jetë si një shtysë shumë e fuqishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Por, kush do të jenë përfitues nga Fondi Garantues për Kreditë e Kosovës, klientelat e partive apo bizneset që vërtet kanë nevojë apo mbase edhe ky fond do ta ketë fatin e Fondit të "3- përqindëshit" apo Fondit "Vendlindja thërret"? Qeveria e Kosovës, në fundin e vitit të kaluar, e ka miratuar koncept-dokumentin për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,raporton gazeta Kosova Sot.

Vjollca Dibra, këshilltare për medie dhe komunikim në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ka sqaruar se ky fond, i cili fillimisht ka pasur në dispozicion 18 milionë euro, do të adresojë veç të tjerash një nga barrierat kryesore të biznesit që është qasja në financa.

"Për shkak të rrezikut të madh të perceptuar, bankat kanë procedura të gjata administrative, kërkojnë kolateral të madh, të cilat janë pothuajse të papërballueshme për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme", tha ajo. Sipas Dibrës, fondi fillimisht do të mbulojë deri në 50 për qind të kolateralit, i cili vetvetiu do ta zbresë rrezikun për bankat.

Bizneset që përfitojnë

Ekspertët sugjerojnë se biznesi i interesuar për zhvillimin apo zgjerimin e mëtejshëm të biznesit do të duhet të aplikojë në njërën nga institucionet financiare, bankare, jobankare dhe ato mikrofinanciare, të cilat do të kenë marrëveshje me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore për mbulimin e kolateralit prej 50 për qind....(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

(Kosova Sot)