Fantazmat fluturuese

  • 03 July 2015 - 08:51
Fantazmat fluturuese

Materialet:

-Kavanoz qelqi të zbrazët;

-Ngjitës letre;

-Shami letre të mëdha, të bardha;

-Brushë për ngjyrosje;

-Kapëse rrobash dhe një tel për tharjen e rrobave;

-Thikë;

-Gërshërë;

-Laps;

-Gjilpërë;

-Tel të kabllove elektrike;

-Dorëza mbrojtëse;

-Një balonë e madhe.

Image

Krijimi:

Hapi i parë

Shamitë e mëdha të letrës ndani në gjysmë për së gjati dhe më pas ngjitni në një balonë të madhe që qëndron mbi një kavanoz të zbrazur të qelqit.(Kjo e parandalon letrën nga ngjitja në pjesën e poshtme). Aplikojeni ngjitësin e letrës në pjesën e sipërme të kurorës së balonës dhe vendoseni një copë letër vertikalisht nga pjesa e sipërme e balonës deri poshtë, te nyja e tij. Shtojeni edhe një tjetër fletë ashtu që të qëndrojë pak më hapur se e para dhe shtojeni ngjitësin e lëngshëm me brushë. Vazhdojeni procesin e njëjtë deri në pjesën më të gjerë të balonës.

Hapi i dytë

Duke përdorur kapëset e rrobave, vareni balonën në telin për varjen e rrobave në nyjën e saj dhe lëreni të thahet. Kur të thahet shfryjeni balonën me majën e gërshërëve, duke e mbajtur nyjën me dorë. Largojeni balonën nëpërmjet vrimës së krijuar.

Hapi i tretë

Kur të thahen letrat, balonat shpërthehen dhe në këtë mënyrë shohim rezultatet e ‘gdhendura’. Fillojani duke i vizatuar sytë dhe gojën, e më pas i merrni gërshërët dhe preni ato pjesë. Në pjesën e brendshme i mbuloni sytë, hundën dhe gojën me një shtresë të vetme të letrës së bardhë dhe e ngjitni me ngjitës në secilën vrimë.

Hapi i katërt

Hapeni një vrimë të vogël në pjesën e sipërme dhe krijojeni nga një vrimë në të dyja anët e saj me gjilpërë. Vendoseni një tel të kabllove elektrike brenda vrimave. Lidheni telin në mes dhe vendoseni fundin e poshtëm brenda vrimës për të mbajtur një bateri dore që bën dritë, e cila vendoset në të nga vrima në bazë. Përdoreni fundin tjetër për ta varur fantazmën. (Kosova Sot)

Image