Fakte shkencore interesante

  • 11 January 2017 - 14:15
Fakte shkencore interesante

Shkencëtarët kanë arritur ta kthejnë tekilën në diamante. Me anë të ngrohjes së tekilës së re ata zbuluan që avulli kthehet në diamante kur vendoset në pjata të çelikut të pastër. Po për sytë e njeriut sa dini? A e dini që pjesa e këndit të brendshëm të syrit që ka ngjyrë rozë është një mbetje evolucionare. Ajo quhet 'Plica Semiluminaris'. Aroma e gjithësisë është përshkruar si një përzierje e metalit të nxehtë, naftës dhe mishit të skarës. Mendja njerëzore është në gjendje të pranojë 1.1 milion informata në sekondë. Ne jemi të vetëdijshëm për vetëm 40 prej tyre. Venat e një personi do të mund ta rrethonin Tokën dy herë e gjysmë, po të zgjateshin. Çdo ditë zbulohen kafshë të reja. Një kameleon xhuxh sapo është zbuluar në Mozambik. Toka udhëton në hapësirë me shpejtësi 107,826 km/h. Ajo rrotullohet me shpejtësi 1600 km/h.

(Kosova Sot)