Vullkanet vdekjeprurëse

  • 13 January 2017 - 19:40
Vullkanet vdekjeprurëse

Nëna natyrë ka treguar forcën e vet frikësuese këtë javë në Indonezi. Mali Sinabung, një vullkan në ishullin e Sumatrës, shpërtheu të shtunën. Autoritetet kanë evakuuar zonën rreth vullkanit, por kanë lejuar rreth 14.000 njerëz që të kthehen të premten e kaluar, duke menduar se ishte e sigurt. Fatkeqësisht, pas shpërthimit të së shtunës, të paktën 16 njerëz u konfirmuan të vdekur. Por, shpërthimet e tjera vullkanike kanë qenë edhe më vdekjeprurëse. Ky është thjesht vullkani i fundit në historinë e vullkaneve vdekjeprurëse. 57 njerëz kanë vdekur kur Mali Saint Helens në Uashington shpërtheu më 18 maj 1980, trasmeton gazeta Kosova Sot

Vlerësohet që më shumë se 10,000 njerëz vdiqën kur Pompei dhe zonat rrethuese u mbuluan nga shpërthimi i Malit Vesuvius në vitin 79 pas Krishtit. Dhe nuk është vetëm shpërthimi vullkanik ai që mund të jetë vdekjeprurës. Rreth 36.000 njerëz vdiqën në shpërthimin e vitit 1883 të Krakatoa-s, shumë prej tyre nga cunamet masive që u shkaktuan nga shpërthimi vullkanik. Një tjetër vullkan indonezian, i quajtur Tambora, pati erupsionin më vdekjeprurës në histori. Rreth 90.000 njerëz vdiqën kur shpërtheu ai më 1815, shumë prej tyre nga uria, pas shpërthimit. 

(Kosova Sot)