Vendet ku njerëzit jetojnë më së gjati

  • 15 January 2017 - 15:43
Vendet ku njerëzit jetojnë më së gjati

Apo planifikoni të udhëtoni nëpër botë kur të pensionoheni? Nëse jetoni në Monako, ka mundësi më shumë që të keni kohë për të parë disa vende shtesë. Kjo pasi që në Monako njerëzit kanë një mesatare të jetëgjatësisë më të lartë se 90 vjet, që është më e larta nga çdo shtet, i pasuar nga mikroshteti i San Marinos me 83 vjet., raporton Gazeta Kosova Sot 

SHBA-ja radhitet e 51-a në botë, sipas shifrave të CIA-s, me një jetëgjatësi mesatare 79 vjet. Pse është prapa SHBA-ja? Një studim i vitit 2012 nga Instituti Kombëtar i Plakjes në SHBA, zbuloi se dieta dhe ushqyeshmëria ka një rol të rëndësishëm në jetëgjatësi. Shumë shtete aziatike kanë dieta që përbëhen kryesisht nga peshqit dhe perimet, gjë që ndihmon në shmangien e sëmundjeve të zemrës. Kjo është një arsye pse jetëgjatësia në Japoni është 84 vjet, kurse në Hong Kong 82 vjet, të dyja më shumë se në Amerikë.

Sigurisht edhe kushtet ekonomike dhe qasja në mjekësi kanë një rol të rëndësishëm. Kjo është arsyeja pse shteti i vogël e i pasur i Monakos ka një jetëgjatësi të lartë dhe arsyeja pse SHBA-ja është më lartë në krahasim me shtetet e varfra dhe ato në zhvillim, si Çadi, një komb afrikan me jetëgjatësinë më të ulët në botë, vetëm 49 vjet. 

(Kosova Sot))