Çka është 'Deja Vu'-ja?

  • 16 January 2017 - 17:45
Çka është 'Deja Vu'-ja?

Ndonëse nuk dihet sigurt, pasi që është një gjë shumë e vështirë për t'u studiuar, shkencëtarët i kanë zhvilluar teoritë e tyre për 'de?ja? vu'-në. Ajo mund të jetë një gabim në kujtesë: Një eksperiencë që kthen në kujtesë një memorie, që truri nuk mund ta rikthej në tërësi,raporton Gazeta Kosova Sot

E, kur një gjë e tillë ndodhë, truri dështon që ta dallojë të kaluarën nga e tashmja dhe si rrjedhojë na lë me një ndjenjë të çuditshme, mirëpo të njohur për ne. Një tjetër teori thotë që dy pjesët e trurit e përjetojnë të njëjtën eksperiencë, në të njëjtën kohë. E, meqë njëra pjesë e trurit është më e shpejtë në pranimin e informacionit, njeriut i duket sikur po e përjeton një eksperiencë, të cilën e ka përjetuar edhe më herët. Këto janë dy teoritë, më të besueshme, në lidhje ma 'de?ja? vu'-në. 

(Kosova Sot)