Fakte interesante për Lihtenshtajnin

  • 23 February 2017 - 13:40
Fakte interesante për Lihtenshtajnin

Lihtenshtajni është shteti më i pasur në botë (nisur nga PBB për frymë) dhe i vetmi vend që shtrihet tërësisht në Alpe. Ai njihet si një principatë dhe është një monarki kushtetuese e kryesuar nga një princ. Lihtenshtajni ndahet në 11 bashki. Pjesa më e madhe e terrenit të tij është malor, duke e bërë atë një destinacion të sporteve dimërore. Shumë fusha të kultivuara dhe ferma të vogla karakterizojnë peizazhin e tij në jug (Oberland, tokës e sipërme) dhe në veri (Unterland, tokës e ulët). Vendi ka një sektor të fortë financiar që ndodhet në kryeqytet, Vaduz, dhe përcaktohet si një parajsë e taksave. Ai është anëtar i Shoqatës Euroiane të Tregtisë së Lirë dhe pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane dhe Zonën e Shengenit, por jo i Bashkimit Europian,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)