Gjëra që trupi juaj nuk mund t'i bëjë

  • 23 February 2017 - 14:34
Gjëra që trupi juaj nuk mund t'i bëjë

Njerëzit mund të kenë zbuluar shumëçka dhe të kenë shkuar edhe në Hënë, por kur është fjala për trupat tanë, ne ende nuk mund të bëjmë shumë gjëra. Shumica e njerëzve nuk mund të konsumojnë tetë litra qumësht pa vjellë, pasi që kjo sasi përmban shumë laktozë për ta proceduar lukthi ynë.,raporton Gazeta Kosova Sot

Por, kampioni i ngrënies së hot-dogëve, Takeru Kobayashi, që e ka trajnuar lukthin e tij që të konsumojë sasi marramendëse të ushqimit. Ai piu tetë litra qumësht brenda 20 sekondave më 2011. Por, ka edhe të tjera limite që kemi si njerëz.

Provojeni këtë: çojeni në ajër këmbën tuaj të djathtë dhe lëvizeni në drejtim të akrepave të orës, e më pas çojeni gishtin tuaj tregues të dorës së djathtë, duke e vizatuar numrin gjashtë në ajër. Këmba juaj do të lëvizë automatikisht në drejtim të kundërt, kjo pasi që truri nuk mund t'i procesojë gjymtyrët e së njëjtës anë, në këtë rast anës së djathtë, të lëvizin në drejtime të ndryshme, prandaj i sinkronizon ato.

(Kosova Sot)