MATERIALI GJENETIK NË TOKË, DO T'I MBUSHTE 1 MILIARD KONTEJNERË TË MËDHENJ

  • 23 May 2017 - 18:49
MATERIALI GJENETIK NË TOKË, DO T'I MBUSHTE 1 MILIARD KONTEJNERË TË MËDHENJ

Në tokë ekzistojnë molekula të mjaftueshme të ADN-së sa për t'i mbushur një miliard kontejnerë të mëdhenj. Shkencëtarët kanë vlerësuar që në tokë ekzistojnë rreth 50 miliardë tonë materiale gjenetike. Ata e kanë dhënë këtë vlerësim duke u bazuar në atë që numri i organizmave që jetojnë në planetin tonë - nga bakteret deri tek balenat - shumëzohen me numrin e qelizave që përmbajnë një ose më shumë molekula të ADN-së. Shkencëtarët besojnë që informacionet gjenetike që ruhen në molekulat e ADN-së në çdo bimë dhe kafshë të gjallë mund të jenë të mjaftueshme sa për t'i mbushur kapacitetet proceduese të një miliard-trilion super-kompjuterëve. Hanna Ladenmark, e cila është udhëheqëse e studimit të publikuar në 'Plos Biology', ka thënë që nëpërmjet të kuptuarit të numrit të molekulave që ruhen në kodet gjenetike, shkencëtarët kanë mundësi të thellohen edhe më tej në kuptimin e mënyrës së funksionimit të biosferës në tokë.


(Kosova Sot)