Lart në qiell

  • 27 May 2017 - 08:58
Lart në qiell

Heliumi është elementi i dytë më i pranishëm në univers. Pa të jeta do të ishte shumë e ndryshme. Dhe, ditëlindjet e paradat thjeshta nuk do të ishin të njëjta. Por, furnizimet e heliumit janë duke u pakësuar.

Heliumi përdoret për shumë më shumë se thjesht për ngritjen në ajër të balonave. Gazi ka përdorime shkencore, mjekësore, prodhuese dhe ushtarake. Një nga përdorimet më të shpeshta të tij, është në spitale. Heliumi ftoh magnetet që gjenden në makinat e rezonancës magnetike.

E njëjta gjë që e bën heliumin të ‘lundrojë’ është ajo që e bën edhe të vështirë për t’u ruajtur. Si një nga gazrat më të lehta, heliumi del jashtë atmosferës së Tokës. 

Sasia e heliumit është e limituar. Pas një kohe, disa qindra vjet më vonë, Tokës do t’i harxhohet ky gaz.

Pakësimi i heliumit ende nuk ka filluar të ndikojë te spitalet, por çmimet janë duke u rritur. Deri sa të hapen impiantet e reja me helium në disa vitet e ardhshme, mundohuni të mos përdorni balona në festën e radhës së ditëlindjes suaj.

 (Kosova Sot)