Pesha dhe mosha juaj në planetët tjerë

  • 24 July 2017 - 18:40
Pesha dhe mosha juaj në planetët tjerë

Burimi i informacionit: NASA (National Aeronautics and Space Administration - Administrata Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore)

Për ta ditur se çfarë peshe do të kishit nëse do të gjendeshit në fushën e gravitacionit të ndonjë planeti tjetër, mjafton që ta shumëzoni peshën tuaj në tokë me faktorin e gravitetit që gjendet në tabelën e mëposhtme.

Për shembull: Nëse në Tokë peshoj 40,82 kg, atëherë në Merkur do të peshoja

40,82 kg X 0.38 = 15,51 kg

Në Neptun do ta kisha këtë peshë:

40,82 kg X 1.12 = 45,72 kg

Për ta gjetur moshën tuaj në bazë të kohëzgjatjes së vitit atje, mjafton që ta pjesëtoni moshën tuaj që keni në Tokë, me periudhën e revolucionit (në vite të Tokës) të çdo planeti veç e veç, sikur që shihet në tabelën e mëposhtme:

Shembull: kam 13 vjet. Në orbitën e Merkurit do të kisha:

13 vjet ÷ 0.241 = 54 vjet

Në orbitën e Neptunit do të kisha:

13 vjet ÷ 164.8 = 0.079 vjet

Trupi qiellor

Tërheqja e gravitetit
(Krahasuar me Tokën)

Periudha e revolucionit
(Krahasuar me Tokën)

Merkuri

0.38

0.241 vite të Tokës

Venera

0.91

0.615 vite të Tokës

Toka

1.0

1.0 vite të Tokës

Marsi

0.38

1.88 vite të Tokës

Jupiteri

2.36

11.9 vite të Tokës

Saturni

0.91

29.5 vite të Tokës

Urani

0.89

84.0 vite të Tokës

Neptuni

1.12

164.8 vite të Tokës

Plutoni

0.06 (?)

248.5 vite të Tokës

(Kosova Sot)