Peshku - bretkosë

  • 27 July 2015 - 12:46
Peshku - bretkosë

Një peshk me fytyrë bretkose. E pabesueshme, por e vërtetë!

Ky peshk, në fakt, duket sikur të ishte mallkuar nga ndonjë zanë, e cila donte ta shndërronte në bretkosë, por diçka nuk shkoi si duhej dhe magjia u realizua vetëm përgjysmë.

Ky peshk jeton në moçale dhe rri në baltë. Ai mund të jetojë edhe mbi ujë, me ç’rast nëpër tokë lëviz duke kërcyer.

Përpara i ka dy krahë, të cilët i përdor si këmbë të përparme për të kërcyer kur është jashtë ujit. Kur gjendet mbi ujë, ai e thith ajrin dhe lagështinë që ka mbetur në verzat e tij, të cilat për shkak se janë të vogla i mundësojnë atij të jetojë mbi ujë vetëm për disa orë, me kusht që ajri të jetë i lagësht.

Peshku i tillë e ka një gjatësi nga 30 deri 76 cm. E ka një kokë të sheshtë me sy të mëdhenj, të dalë jashtë dhe afër njëri-tjetrit. Ata i ndihmojnë peshkut që ta vërejë ushqimin e tij, sikur që janë insektet dhe disa peshq më të vegjël.

Është një peshk tropikal, ndërkaq gjendet në Atlantikun lindor, Paqësorin perëndimor, nga Australia deri në Japoni. (Kosova Sot)