< Rastet më tronditëse të kafshëve që janë lindur me dy koka - OK KIDS - Kosova Sot
Rastet mė tronditėse tė kafshėve qė janė lindur me dy koka

Rastet mė tronditėse tė kafshėve qė janė lindur me dy koka

Gjarpri me dy koka

Medusa, me shumë gjasë, është gjarpri më i famshëm në botë, për shkak të faktit që është lindur me dy koka. Ky gjarpër ishte lindur në vitin 2011 dhe sot e kësaj dite jeton si kafshë shtëpiake në Florida të Shteteve të Bashkuara. Karakteristikë e këtij gjarpri është se ushqehet me të dy gojët e tij. Mirëpo, së fundmi është raportuar që gjarpri me dy koka, që e mban rekordin për jetëgjatësi, është gjarpri që ka jetuar në një akuarium në San-Francisko për plot 22 vjet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Viçi me dy koka

Gjatë vitit të kaluar janë dëgjuar të paktën tri tregime për viçat që janë lindur me dy koka. Ngjarja e fundit ka ardhur nga Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është raportuar për ardhjen në jetë të një viçi me dy koka, të cilin, pronarja e tij është detyruar ta ushqejë me shishe, pasi që nuk ka arritur ta ngrit kokën për të thithur nga nëna.

Image

Peshkaqeni me dy koka

Në mars të vitit 2013, një peshkatar kishte raportuar për një dukuri të çuditshme, të cilën e kishte dokumentuar edhe me fotografi. Ai kishte thënë që gjatë peshkimit të tij të zakonshëm ai kishte arritur të kap këtë peshkaqen, që për habinë e të gjithëve ka pasur dy koka. Ky më pas ishte bërë peshkaqeni i parë me dy koka, që ishte parë nga njerëzimi.

Image

“Frank dhe Louie”, maçoku me dy koka  

Maçoku që mban rekordin e Guinness-it për faktin që është bërë maçoku me dy kokë që ka jetuar më së gjati, është një yll në botën e kafshëve. Së fundmi, ky maçok së fundmi ka ngordhur së fundmi, pasi që kishte mbushur pesëmbëdhjetë vjet, pikërisht në spitalin e veterinarisë kur edhe ishte lindur. 

Image

(Kosova Sot)

8 orë e 4 minuta më parë