Kuriozitete interesante - OK KIDS - Kosova Sot
Kuriozitete interesante

Kuriozitete interesante

Janë të shumtë fenomenet natyrorë, të cilat ne i marrim për të mirëqena pa e ditur arsyen e vërtetë përse janë ashtu.

Pse dielli është i verdhë? Pse toka rrothullohet? Apo pse kafshët nuk përdorin letër higjienike?

Revista “New Scientist” ka hedhur në treg një libër i cili titullohet “Pyet Gjithçka” dhe përpiqet t’u japë përgjigje pyetjeve më të zakonshme që mundojnë shumë njerëz.

Më poshtë janë radhitur disa prej pyetjeve më të zakonshme të cilave ky libër u ka dhënë përgjigje:

1.Nëse dielli është një yll, përse ai është i verdhë dhe jo i bardhë? Në kundërshtim me atë çka mendojnë njerëzit, jo të gjithë yjet kanë ngjyrë të bardhë. Ngjyra e yjeve varet nga mosha e tyre. Yjet e rinj kanë një temperaturë të ulët dhe për këtë arsye janë të bardhë, ndërsa yjet e vjetër kanë temperaturë të lartë pasi digjen me një shpejtësi më të madhe. Dielli është një yll me një moshë mesatare dhe digjet me një shpejtësi mesatare. Kur të jetë në fund të ciklit të tij ai do të ketë ngjyrë të kuqe, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2.Pse kafshët nuk kanë nevojë për letër higjienike? Pavarësisht se kemi ADN shumë të ngjashme me majmunët, stili i jetesës ndryshon shumë. Ndodh që kafshëve nuk u pështiroset jashtëqitja e tyre dhe për këtë arsye e bëjnë në çdo vend pa asnjë problem. Njeriu, duke qenë se jeton në komunitet, ka vendosur që këtë proces t’a kryejë në vetmi të plotë.

3.Pse sytë kanë forma të ndryshme në kontinente të ndryshme? Sipas studiuesve që botuan këtë libër kjo vjen si pasojë e kushteve të caktuara klimaterike. Në Azi njerëzit kanë një formë të veçantë të syve pasi janë të ekspozuar ndaj kushteve ekstreme klimaterike dhe rrezeve ultravjollcë, por edhe erërave të ftohta që vijnë nga Siberia.

4.Përse disa salçiçe ndryshojnë formë kur skuqen, ndërsa ato të hotdog-ëve nuk ndryshojnë? Kjo ndodh pasi veshja e salçiçes është prej kolagjeni, i cili rrudhet kur rritet temperatura. Për të shmangur këtë problem, shitësit e hotdog-ëve kanë shmangur veshjen e lëkurës me kolagjen.

5.Përse kemi 5 gishta dhe shputa? E gjitha ka të bëjë me mënyrën e ecjes. Reptilët e hershëm kanë pasur 8 gishta, por numri i tyre ndryshon nga mënyra e ecjes. Gjitarët si leopardi, gatopardi apo reqebulli kanë më pak se njeriu pasi vrapojnë më shpejt, po ashtu si kali apo zebra që kanë vetëm një shputë.

(Kosova Sot)

 

10 orë e 48 minuta më parë