Çka e bën Diellin dhe Hënën të rrezatojë?

  • 23 June 2017 - 10:48
Çka e bën Diellin dhe Hënën të rrezatojë?

Është interesante si nuk i mendojmë asnjëherë shkaktarët e gjërave të përditshme. Dielli rrezaton me vetë energjinë e tij. Drita që e shohim (dhe e ndjejmë si nxehtësi) lëshohet nga sipërfaqja e Diellit e quajtur fotosferë që është disa dhjetëra mijëra kilometra e trashë dhe e përbërë nga gazra që ndryshojnë tërë kohën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Një pjesë e energjisë që prodhon Dielli duhet të ikë, ose ajo do të grumbullohej dhe do të eksplodonte. Sa herë që e shihni Diellin duke rrezatuar, ju do ta dini që ai thjeshtë është duke e liruar energjinë e tepërt dhe është duke na dhënë pak dritë dhe nxehtësi. Mbani në mend, Diellin nuk duhet ta shikoni asnjëherë direkt. Drita është shumë e fortë për sytë tanë.

Sa i përket rrezatimit të Hënës, ajo rrezaton dritë që nuk është e vetja por reflektim i dritës së diellit nga sipërfaqja e saj shkëmbore. Ajo që ne e quajmë rrezatim hëne është në fakt rrezatim dielli i reflektuar nga Hëna.

A e keni ditur që ekziston edhe një lloj i tretë i rrezatimit? Ai quhet rrezatim i Tokës, që është drita e Diellit e reflektuar nga Toka. Ne mund ta shohim atë vetëm për shkak se ai rrezatim shkon në Hënë dhe reflektohet prapë në Tokë. Kjo është arsyeja pse e shohim nganjëherë tërë formën e Hënës edhe pse rrezaton vetëm gjysma e saj.

(Kosova Sot)