Një dekadë bisedime me Serbinë në Bruksel, një dekadë gabimesh të pa riparueshme që i kushtojnë shtetit të Kosovës

Një dekadë bisedime me Serbinë në Bruksel, një dekadë gabimesh të pa riparueshme që i kushtojnë shtetit të Kosovës
Një dekadë bisedime me Serbinë në Bruksel, një dekadë gabimesh të pa riparueshme që i kushtojnë shtetit të Kosovës

Faik Krasniqi

  • 18 August 2020 - 15:36

Shkruan: Faik Krasniqi

“Serbia për ta njohur Kosovën kërkon diçka, nuk e njeh Kosovën pa asgjë. Ata njihen se përfitojnë kur vjen në pyetje interesi i shtetit. Atëherë nuk e kuptoj se çfarë kanë menduar këta politikanët tanë që kanë nënshkruar gjëra të dëmshme për Kosovën. Si do t'ja bëjnë që Kosova mos të dëmtohet? Të mos dëmtohet në territor, por as me Asociacion me kompetenca ekzekutive, që do të ishte kancer i brendshëm për shtetin e Kosovës!”.

-Për një dekadë gjatë bisedimeve me Serbinë në Bruksel, kjo kastë politike e Kosovës ka nënshkruar gjithçka, me ose pa dashje. Kanë nënshkruar gjëra që kanë pasoja të tmerrshme për ekzistencën e Kosovës. Qëllimi i tyre është dhe ka qenë gjithmonë pushteti. Por jo edhe interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Gabimet janë bërë dhe janë të pa riparueshme. Në Bruksel është nënshkruar për zonat e mbrojtura me ligj për kishat dhe manastiret serbe. Po ashtu edhe për Asociacionin. Asociacioni i komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Nëse vihet në zbatim nga institucionet e Kosovës ky Asociacion, atëherë shkelet rende Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".