Stop financimit nga shteti të partive politike që u formuan dhe funksionojnë ende me Rregullore të UNMIK-ut

Stop financimit nga shteti të partive politike që u formuan dhe funksionojnë ende me Rregullore të UNMIK-ut
Stop financimit nga shteti të partive politike që u formuan dhe funksionojnë ende me Rregullore të UNMIK-ut

Blerim Burjani

  • 23 August 2020 - 11:46

Shkruan:Blerim Burjani

“Qytetarët nuk kanë nevojë të paguajnë kontribute dhe me ato të financohen disa parti politike kot së koti. Pra kjo është e pa pranueshme, kategoritë e dikurshme sociale përmes buxhetit të qytetarëve kanë bërë para dhe miliona, edhe ndërtesa, dhe punësojnë njerëz , pra ka deformime të shumta, pastaj partitë marrin donacione nga kompanitë private pa ndal dhe nuk i deklarojnë, sillen sikur s’kanë pranuar asgjë. Pra duhet një reformë e plotë e Ligjit për partitë politike për ta ndalë pasurimin dhe mbajtjen me paga të njerëzve të papunë që sillen vërdallë dhe as punë nuk kërkojnë në entin e punësimit sepse i punësojnë qytetaret me parat e tyre, duke paguar taksa nga të cilat pastaj financohen edhe partitë politike ku strehohen parazitët e tillë”.

Duhet bërë ndryshime në ligjin për partitë politike , nuk ka nevojë që me rregulloret e UNMIK-ut ende edhe sot e kësaj dite partitë politike të financohen nga shteti. Kjo është e pa pranueshme. Partitë politike nuk janë kompani shtetërore , por janë organizata private apo grupe të interesit për klasat ekonomike të caktuara, pra këtu funksionon kështu sipas interesave të partive aktuale. Ata bëjnë biznes me votat e qytetarëve, plus paguhen nga qytetarët përmes fondit të partive politike që jepen nga buxheti i shteti i mbledhur nga taksat dhe detyrimet e ndryshme prej qytetarëve. Ndryshimet në ligj duhet të ndodhin dhe të jetë gjithëpërfshirëse. E këto ndryshime duhet të jenë gjithëpërfshirëse, por që nuk do të mundë të bëhen pa një presion serioz nga ana e BE-së dhe pa kushtëzime serioze. Vetëm kështu mundë të ndalet një skemë e tillë e përfitimeve nga buxheti i qytetarëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".