Haradinaj i gatshëm ta prishë koalicionin me LDK-në, kërkon të pensionohet nga politika me CV-në e plotësuar për karrierë me pozitën e presidentit

Haradinaj i gatshëm ta prishë koalicionin me LDK-në, kërkon të pensionohet nga politika  me CV-në e plotësuar për karrierë me pozitën e presidentit
Haradinaj i gatshëm ta prishë koalicionin me LDK-në, kërkon të pensionohet nga politika  me CV-në e plotësuar për karrierë me pozitën e presidentit

Blerim Burjani

  • 24 August 2020 - 17:02

Shkruan: Blerim Burjani

“Qytetarët janë mërzitur dhe zhgënjyer me të kaluarën e tyre prandaj secilin që e dëgjon thotë se i duan të larguar nga politika këta politikan të dështuar, i duan të pensionuar. Andaj edhe Ramush Haradinaj është i vetëdijshëm për këtë dhe ai po kërkon e po lufton me çdo kusht që ta kompleton sirtarin e tij biografik në politik dhe të pensionohet në Gllogjan. Jo vetëm Haradinaj por të gjithë liderët e këtyre partive politike po e ndjejnë humbjen e tyre,ata janë të vetëdijshëm se duhet të largohen nga politika. Këto parti do të shkojnë shpejtë nga politika, dhe ideja e liderëve është që të arrihet sa më shumë në përfitimet dhe e privilegjet që janë duke i gëzuar tani në rrafshin personal, për CV-në e tyre personale”.

Ramushi që nga fillimi i ndërtimit të këtij koalicioni me LDK-në, qëllimin kryesor e ka pas që ta kërkoj dhe ta kushtëzoj vazhdimin e tij me postin e presidentit të ardhshëm, pas përfundimit të mandatin nga Hashim Thaçi , andaj nuk është përfshirë personalisht në qeveri por atje ka dërguar njerëz të kotë. Tash kërkesat e tij për ta vazhduar funksionimin e koalicionit janë maksimaliste, pra për ta marr postin e presidentit dhe për ta kompletuar biografin e tij politike, pasi dy herë ishte kryeministër kurse tani i duhet ta ketë të regjistruar edhe atë të Presidentit të Shtetit. Por po kuptohet se PDK ,AAK dhe NISMA janë e kaluara e kësaj historie të lojës me shtetin dhe ata do të mbeten të kaluar në skenën politike të shtetit. Prandaj duke e ditur këtë fakt është edhe ideja e tij që ta kompletoj vizionin e tij dhe karrierën e tij politike duke u përgatitur që të pensionohet nga politika, sikur që po pensionohen edhe të tjerët. LDK-ja duhet të punoj e të mendoj seriozisht në drejtim të zgjerimit të qeverisë nëse dëshiron të arrij të mbetet akoma në pushtet, ndonëse tash për tash po duket e po sillet si të jetë e përgjumosur, si zakonisht e ngadalshme dhe e pa aftë për të menduar shpejt politikisht. LDK duhet ta fus në koalicion si zgjidhje të fundit edhe PDK-në, për ta larguar nga loja AAK-në, apo më mirë me thënë Ramushin, sepse AAK nuk e ka kuptimin politik pasi që ai dikur ishte koalicion partish e tash më nuk është asgjë, as parti as koalicion. AAK-ja është parti private e një njeriu, me njerëz të dëgjueshëm dhe me kastë njerëzish që rrinë për bakshishet e tij, që u jep poste si të falura, edhe pse nuk janë për këtë punë. Pra LDK ka dy rrugë, ose zgjerim të koalicionit dhe largim të AAK-së ose prishje të koalicionit me AAK-në dhe shkuarje në zgjedhje të reja. Le të zgjedhe dhe le të merr. Nuk ja del ndryshe me Ramush Haradinajn”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".