Tash duan ta privatizojnë edhe postin e Presidentin të shtetit, liderët e korruptuar që privatizuan partitë politike

Tash duan ta privatizojnë edhe postin e Presidentin të shtetit, liderët e korruptuar që privatizuan partitë politike
Tash duan ta privatizojnë edhe postin e Presidentin të shtetit, liderët e korruptuar që privatizuan partitë politike

Skender Kapiti

  • 27 August 2020 - 17:42

Shkruan: Skënder Kapiti

“Partitë politike kosovare veprojnë si grupe interesash politike për të kapur e rrëmbyer paranë, ekonominë, pushtetin dhe privilegjet shtetërore e publike. Politikanët dhe partitë politike në Kosovë janë në konflikt me interesin kombëtar, me shtetin, me shoqërinë dhe me demokracinë sepse ata punojnë pandershmërisht dhe tradhtisht kundër tyre. Parlamenti në Kosovë është kthyer në një instrument e pazar votash, intrigash e tradhtish publike që bëhet e luhet me mandatin e deputetit. Kosova është në udhëkryq”.

Politikanët e Kosovës i ka mbytur zullumi dhe poshtërsia. Ata nuk e kanë as mendjen dhe as shqetësim për problemet e rënda që ka shteti dhe shoqëria shqiptare sot në Kosovë, ku kemi një shtet inercial, të kapur dhe të falimentuar nga krimi, korrupsioni dhe hajnia e kësaj klase të mbrapshtë politike. Politika në Kosovë ka degraduar në një proces e punë biznesi e pazari politik, ku shteti dhe shoqëria atje trajtohen si mall tregu e plaçkë për t’u grabitur dhe vjedhur, shitur, mashtruar e kontrabanduar me gjithçka: me politikën, me moralin, me korrupsionin, me pushtetin, me pasuritë kombëtare dhe me paranë publike. Kjo po duket edhe nga ethet e politikanëve më të dështuar të Kosovës për të rrëmbyer postin e Presidentit. Politikanët shqiptarë liderët e partive politike i kanë privatizuar partitë politike së pari, dhe i kanë shndërruar ato në mjete e vegla politike për interes të kryetarëve dhe të një shpure servile rreth tij.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".