Ju tregoj unë pse politika e lidhur me krimin i frikësohet Presidentit të zgjedhur nga populli

Ju tregoj unë pse politika e lidhur me krimin i frikësohet Presidentit të zgjedhur nga populli
Ju tregoj unë pse politika e lidhur me krimin i frikësohet Presidentit të zgjedhur nga populli

Muhamet Kelmendi

  • 28 August 2020 - 07:42

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Kosovës i nevojitet një President i popullit,që nuk varet nga partitë dhe nga interesat informale të klikave financiare, politike dhe ekonomike. I nevojitet një President që mbron interesat e popullit dhe që e mbron ligjin në fuqi. Kuptohet që merr masa ligjore kundër shkelësve dhe që e lufton krimin dhe korrupsionin. Pra, i duhet Kosovës një President popullor dhe ligjoro-kushtetues. Me këtë fillon e mbara në vend. Kosova përfaqësohet më mirë kudo në botë dhe para kujtdo që vjen në kontakt me vendin tonë. Edhe përfaqësimi në raport me shtetin kriminal serb etj, merr bazën më të fortë ligjore. Kudo ka të mira me Presidentin që e zgjedhë populli drejtpërdrejtë. Mbetet të shpresojmë në këtë!”.

-Është shumë demokratike që të zgjidhet Presidenti me vota të drejtpërdrejta. Kjo për faktin se kamë shumë kandidat dhe më shumë mendime të kundërta, pikëpamje të ndryshme. Por, kjo është e vështirë të realizohet tash për tash. Partitë në pushtet nuk kanë fare interes për të nxjerrë një nen të Kushtetutës dhe për të mundësuar zgjedhjen e tillë demokratike të Presidentit. Shkaqe ka shumë. Këtu po i përmendi vetëm disa: 1. Koalicioni dhe PDK nuk e duan zgjedhjen e drejtpërdrejtë sepse krijohet një konkurrencë edhe jashtë parlamentare, 2. Me zgjedhje të drejtpërdrejtë dalin figura shumë të përgatitura e ku koalicionistët fare nuk do të kishin kandidatë serioz, 3. Do të zgjidhej sigurisht një kandidat jo i partive politike, e ku këtyre u krijon rreziqe të mëdha në realizimin e interesave jashtë ligjore dhe 4. Me këtë President fillon puna e spastrimit të shumë institucioneve ku Presidenti vendosë. Këtu po përmendi prokurorët dhe kryeprokurorin e Kosovës. Pastaj gjykatësit, drejtorin e policisë dhe të AKI-së, të shumë agjencive etj. Më së miri është të krijohet një institucion i votueseve dhe jo i interesave të pista të partive politike. Tërë kjo tregon dhe shpie atje për të parë se nuk do të kemi zgjedhje të Presidentit nga votuesit por nga partitë në pushtet nga PDK dhe nga minoritetet. Kjo e siguron një President të koalicioneve politike partiake dhe kështu ruhen interesat veç të ndërtuara në Kosovë.

Me këtë vazhdon kënga e njëjtë dhe fare nuk do të kemi pastërti nëpër subjektet ku Presidenti vendos. Do të vazhdon puna e njëjtë në polici, në gjykata dhe në Prokurori, deri në AKI dhe në shumë agjenci. Por, edhe kjo është ligjore. E lejon Kushtetuta, e me këtë do të kemi një President të koalicioneve shumë të rrezikshëm. Tamam si z. Thaçi tash.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".