Kjo qeveri nuk e ofron por e largon shtetin e Kosovës nga perspektiva evropiane

Kjo qeveri nuk e ofron por e largon shtetin e Kosovës  nga perspektiva evropiane
Kjo qeveri nuk e ofron por e largon shtetin e Kosovës  nga perspektiva evropiane

Arsim Haziri

  • 30 August 2020 - 15:36

Shkruan: Arsim Haziri

“Pushtetarët në Kosovë, as minimalisht nuk janë angazhuar për të konsoliduar sundimin e ligjit, madje rrugën që e kanë implementuar besueshëm ka bërë që sistemi ligjore të jetë edhe më i rrënuar funksionalisht. Kjo logjikë e shndërruar në praktikë ka bërë që ne çdo vit të kemi performancë më të dobët në aspekti multidimensional, veçanërisht në atë ligjor, pika ku vlerësimet evropiane janë në interes më të madhe”.

Është fatkeqësisht politika pa esencë pozitive dhe pa ndonjë qëllim universal ajo e cila ka sabotuar arritjen e procesit të vizave. Mjerisht e njëjta qasje është akoma determinuese dhe pak mund të shpresoj se qytetaret do ta përfitojnë lirinë e lëvizjen në këtë vit ashtu siç po aludohet vazhdimisht. Mund të ndodhë që qytetarët të përfitojnë nga kjo vlerë evropiane jo falë angazhimit të mirëfilltë institucional, por fal faktit mëshirues se është i vetëm popull që akoma iu nënshtrohet procesit të izolimit, dhe sikur e avancon idenë se edhe kjo strukturë demokratike po bënë diskriminimi mes shoqërive. Kjo vjen në një kontekst të ngjashëm me atë të Maqedonisë, i cili shtet pavarësisht problemeve dhe diskriminimeve që I ka aplikuar pushteti maqedonas, ajo ka arritur të jetë një hap më afër BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".